Në veri u kapën uniforma të Policisë, një stemë e UÇK-së e posterë “Jo zgjedhjeve shqiptare” NULL NULL 30.11.2024 19:44 30.11.2024 19:44 Konfiskimet gjatë bastisjeve të sotme policore në komunat e veriut. Foto: Klankosova.tv Policia e Kosovës, që nga mëngjesi i sotëm kishte nisur një aksion me bastisje nëpër lokacione të ndryshme në komunat veriore të vendit. Nga ky aksion është kapur arsenal i madh armatimi, por edhe uniforma ushtarake e policore e gjësende tjera. Policia organizoi konferencë për media, ku ekspozoi gjësendet e konfiskuara gjatë bastisjeve. Siç shihet, aty ishte edhe një stemë e UÇK-së, pastaj kishte edhe uniforma të Policisë së Kosovës. Ndërkaq, janë konfiskuar edhe disa posterë me mbishkrimin “Jo zgjedhjeve shqiptare”, që supozohet se do të vendoseshin para zgjedhjeve të 9 shkurtit, 2025. Fotot janë shkrepur nga gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri. /Klankosova.tv Konfiskimet gjatë bastisjeve të sotme policore në komunat e veriut. Foto: Klankosova.tv Konfiskimet gjatë bastisjeve të sotme policore në komunat e veriut. Foto: Klankosova.tv Konfiskimet gjatë bastisjeve të sotme policore në komunat e veriut. Foto: Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë