Në vatrën e epidemisë së gripit në Kinë janë dy shqiptarë NULL NULL 25.01.2020 14:10 25.01.2020 14:10 Në një prononcim për Top Channel, Selim Belortaja ambasador i Shqipërisë në Kinë tregon për numrin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në qytetin Wuhan, epiqendra e gripit që deri më tani i ka marrë jetën 41 personave. Në një komunikim me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, Ambasadori Belortaja tha se në “ dijeninë tonë, në Wuhan janë 4 studentë shqiptarë. Për fat 2 prej tyre janë jashtë (një në Shqipëri e tjetri pat lëvizur në një tjetër provincë). Nga ata dy, vetëm një vajzë na ka kontaktuar dhe nuk është e infektuar në dijeninë e saj”. Ne thotë ambasadori Belortaja sigurisht i thamë të kontrollohet. Ambasadori i Shqipërisë në Kinë theksoi se “ regjimi i trajtimit të kontrollit është shumë i rreptë dhe i step njerëzit, plus që i rrezikon pritja në radhë me njerëz potencialisht të infektuar”./top channel/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024