14:05, 3 Korrik 2020

Njëzet shtetas sauditë kanë dalë në gjyq në mungesë në Turqi për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Ai u vra brenda konsullatës Saudite në Stamboll në Tetor 2018.

Në mesin e personave që po përballen me gjyq janë  dy ish- ndihmës të princit të fuqishëm të Arabisë Saudite Mohammed bin Salman.

Khashoggi ishte një kritik i princit. Arabia Saudite kreu një gjykim të veçantë mbi vrasjen që u kritikua rëndë si jo e plotë.

Gjyqi në Stamboll pason një protestë ndërkombëtare për vrasjen, e cila dëmtoi reputacionin e princit.

18 të pandehurit e tjerë akuzohen se kanë mbytur Khashoggin, eshtrat e të cilit nuk janë gjetur. Zyrtarët turq thonë se trupi i tij u gjymtua dhe u dërgua në një vend të panjohur.

Gazetari, i cili ishte rezident në SHBA, kishte hyrë në konsullatë duke kërkuar dokumente për dasmën e tij të afërt.

E fejuara e tij, Hatice Cengiz po merr pjesë në gjykim së bashku me Raportuesen Speciale të KB për ekzekutimet jashtëgjyqësore, Agnes Callamard, e cila ka lidhur drejtpërdrejtë princin e kurorës me vrasjen, raporton agjensia e lajmeve AFP.

Autoritetet saudite fillimisht mohuan çdo përfshirje në këtë rast, por më vonë e quajtën atë një “operacion mashtrues”.

Në dhjetor një gjykatë në Arabinë Saudite dënoi pesë persona me vdekje dhe tre me burg për vrasjen e Khashoggit, por gjyqi ishte i fshehtë dhe emrat e të pandehurve nuk u bën publik, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë