Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në tren për Kroaci

NULL NULL
07.05.2015 19:47
Shfaqja “ Waiting for Train” do të jetë pjesë e edicionit të 18-të të Festivalit të teatrit Alternativ “FAKI” që mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Shfaqja “Waiting for Train”, me ide dhe regji të studentit të regjisë, Kushtrim Mehmeti do të jetë pjesë e edicionit të 18-të të Festivalit të teatrit Alternativ “FAKI”, në Zagreb të Kroacisë.

Shfaqja pasqyron dy persona që e presin trenin në një stacion, me qëllim që të ikin nga vendi i tyre pasi nuk po mund të realizojnë ëndërrat e tyre.

Gjithçka shkon keq, kur të dyve u ik treni dhe në kohën e trenit të rradhës ata i merr gjumi. Situata bëhet më e rëndë kur stacioni i mbyll dyert dhe ata mbesin të ngujuar brenda.

Pavarësisht të gjithave, ata jetojnë në stacion duke u munduar ta kapin ëndrrën e tyre që të ikin.

Në këtë shfaqje me rolet e tyre do të performojnë: Mehmet Preteni dhe Edmond Uka,.

Shfaqja që është produkt i Fakultetit të Arteve në Prishtinë ndërsa pas premierës në Kroaci, shfaqja do të shfaqet edhe në Kosovë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.