Në Thumanën e rrënuar mungojnë 24 persona NULL NULL 07.12.2019 16:04 07.12.2019 16:04 24 frymë mungojnë në Thumanë pas tërmetit të 26 nëntorit. Lëkundjet e shtatorit u kishin ngjallur frikën, ndërsa goditja e fundit gjysmë minutëshe u mori jetën. “Vëllezërit e motrat tona kanë humbur E jam tmerruar duke i parë njerëzit nën rrënoja që kërkonin ndihmë. …Si u bë kjo punë kështu për ne, kemi dalë atë natë e këtu kemi ndenjur deri sa ka gdhirë dita. O zoot! Vdiqën e mbaruan gjithë ata rob”. Gjysh Veseli e njeh mjaft mirë Thumanën, me ato që babai i tij i ka treguar por edhe çka jetuar vetë në 77 vite. E kujton se toka ku u shembën pallatet,në fëmijërinë e tij ishte pa ndërtime. “Kur shkonim të vegjël e shkonim në shkollë nuk kalonim andej se mbyteshim në ujë. Kur erdhi sistemi komunist, u bënë kanalizime dhe u kullua toka këtu e u bënë ato pallatet dy katëshe rreth viteve 60. Që sollën tragjedinë e jashtëzakonshme, kanë vdekur njerëz shumë”, shprehet Veseli. Të tjera banesa rrezikojnë jetë. Tërmeti i fuqishëm i nëntorit ka shtrembëruar në 30 sekonda një vilë tre katshe. “Mundi i 30 viteve në këtë shtëpi është hedhur. Por tani unë kërkoj nga shteti që të mos e shoh këtë, kjo është viktimë para syve e nga moment në moment mund të bëjë viktima… ta shemb dhe jot ë ngelet gërmadhë këtu”. Nën rrënoja ka ende gjurmë të viktimave. Puna për heqjen e inerteve vijon. Ndërsa në çdo oborr shtëpie private në Thumanë banorët e tjerë kalojnë ditët e netët tashmë në çadra. “Ndoshta rob i gjallë do të jetojë, e do e ndërtojë sërish shtëpinë për të hyrë brenda.. por ai që është nën tokë me djalë e me nuse e krejt… Por ka banorë që nuk kanë marr zgjidhje, e gjendja e tyre emocionale është e rënduar. /Top Channel/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro 11 minuta më parë
Kosova Mustafa (LDK) – qeverisë: Kryeshefi i KEK-ut, që e emëruat ju, u arrestua për korrupsion 17 minuta më parë