8:42, 16 Korrik 2020

Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 64 pacientë me Covid-19.

Siç bën të ditur ky spital, nga këta pacientë 57 të konfirmuar, dhe 7 në pritje të rezultateve.

” Nga pacientët e shtrirë 20 janë në Oksigjeno terapi, 3 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile. Numri i pacientëve të shëruar ka qenë 3″.

Sipas raportit të spitalit pesë mjek, pesë infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar me koronavirus, ndërsa numri i atyre që janë në pritje të rezultatit është shtatë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë qenë 11 lindje, 5 lindje kanë qenë normale dhe 6 me prerje cezariane. Kanë lindur 11 foshnje, 7 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore. 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 30 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, transmeton Klan Kosova.

Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 9 operacione, 182 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 1,911 analiza.

Konkurs Pune

Lexo më shumë