8:48, 13 Korrik 2020

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 54 pacientë me Covid-19.

Bëhet e ditur se nga këta pacientë 15 janë në oksigjenoterapi, një është transferuar në QKUK, 1 është në gjendje të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

“Përndryshe gjatë vikendit që sapo kaluam 548 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 47 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.Gjatë këtij vikendi në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 10 operacione”.

“13 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 9 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 14 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 8 të gjinisë femërore, ngase një lindje ka qenë binjake. 410 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,009 analiza”, njofton ky spital, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë