Në Shtërpcë konfiskohen kamera ilegale të vendosura në qytet - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Shtërpcë konfiskohen kamera ilegale të vendosura në qytet

NULL NULL
04.05.2023 17:00
Kamerat ilegale ne Shtrepce

Agjencia për Informim dhe Privati ka konfiskuar kamerat ilegale të vendosura në komunën e Shtërpcës.

Sipas njoftimit, ky aksion është bërë në koordinim me Prokurorinë dhe policinë e që ka rezultuar me largimin dhe konfiskimin e kamerave të cilat kanë qenë të vendosura në kundërshtim me kriteret ligjore në Shtërpcë.

“Si përgjegjëse për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, Agjencia trajton të gjitha shkeljet e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me qëllim të sigurimit të privatësisë së qytetarëve në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se komuna e Shtërpcës është e populluar me shumicë serbe dhe se ky aksion vjen pas më shumë se një viti prej kur autoritetet kosovare morën vendim që të mbyllet komunale paralele e Shtërpcës.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS