Në Shkollën e Muzikës, fillon organizimi i nënshkrimit të Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Shkollën e Muzikës, fillon organizimi i nënshkrimit të Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin

NULL NULL
07.02.2023 12:28

Në Shkollën e Muzikës në Gjilan ka filluar organizimi për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin.

Pjesë e këtij organizimi është kryetari i Gjilanit Alban Hyseni dhe qytetarë gjilanas e të rinj që do të përfitojnë nga ky dakordim me komunën.

Objektivat e kësaj agjende janë që të mbështetë bashkepunimin e hapur, te sinqertë dhe domethënës midis zyrtarëve komunal dhe qytetarëve për të zgjidhur çështjet e komunitetit, të ndihmojë qytetarët dhe zyrtarët komunal që të kuptojnë më mirë përgjegjësitë dhe kontributet e njeri-tjetrit, të inkurajojë respektin për diversitetin e përvojave dhe opinioneve te qytetarëve dhe zyrtarëve publik si dhe në fund të ndërtojë besimin mes qytetarëve dhe administratës komunale.

Të dyja palët do të zotohen se do të u përmbahen këtyre kushteve dhe do punojnë që të njëjtat do të realizohen.