21:03, 1 Qershor 2020

Protestat e ashpra janë duke vazhduar për ditën e gjashtë pas vdekjës së George Floyd – mirëpo disa policë në New York dhe Michigan, në shenjë solidariteti ndaj mijëra njerëzve që po protestojnë janë ulur në gjunjë para tyre.

“Me këtë veprim ata kanë nënkuptuar që nuk janë pro dhunës”, shkruan CNN.

Policët qëndruan të gjunjëzuar për të nderuar viktimën Floyd. Në videon e publikuar mund të dëgjohen në kor brohoritjet e njerëzve të pranishëm teksa thonë “faleminderit”. Në mesin e policëve ishte dhe sherifi i policisë në Flint të Michingan-it, i cili zgjodhi të protestojë me turmën. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Konkurs Pune

Lexo më shumë