Në Rusi afro një milion persona të infektuar me COVID-19

Në Rusi afro një milion persona të infektuar me COVID-19

2 muaj më parë

Gjatë 24 orëve të fundit Rusia ka regjistruar mbi 5 mijë raste të reja me koronavirus, duke e rritur kështu numrin e përgjithshëm në afro një milion.

Kurse të vdekur nga COVID -19, Rusia ka regjistruar 129 persona brenda ditës dhe numëron mbi 15 mijë vdekje që nga fillimi i pandemisë, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Por, pavarësisht aprovimit të vaksinës nga presidenti Vladimir Putin në Rusi ka dyshime rreth saj pasi ajo vaksinë ende nuk është aprovuar nga ndonjë shkencëtar dhe nuk ka kaluar ende tri fazat testuese.