Në radhë për ishujt e Greqisë NULL NULL 20.07.2015 10:11 20.07.2015 10:11 Nuk kanë qenë i pakët interesi i treguar nga njerëzit për të blerë ishujt e Greqisë. Siç shkruan “Washington Post”, vendimi i qeverisë së Athinës për të nxjerrë në shitje pasuritë e saj natyrore, do të jetë një burim i mirë të ardhurash në këtë situatë delikate për ekonominë e vendit. Ky lajm ka bërë xhiron e botës, ku sipas një analize të “Business Insider” disa nga këto ishuj arrijnë gati-gati vlerën e një vile luksoze. Por, sigurisht jo çdokush mund të jetë pronari i një ishulli që kushton nga 3 milionë euro e deri tek ata vlera e të cilave arrin 50 milionë euro. Pesë ishujt më të lirë të Greqisë janë: Ishulli i Lihnari Peninsula – 3 milionë euro Ishulli i Gaias – 3.1 milionë euro Ishulli Stroggilos – 4.5 milionë euro Ishulli i Kythnos – 5 milionë euro Ishulli i Nissos Sofia – 5.5milionë euro Johnny Depp raportohet se është bërë i famshmi më i fundit i cili po përfiton nga Greqia e zhytur në borxhe. Aktori i mirënjohur Depp, thuhet ka blerë një ishull të pabanuar në Detin Egje që arrin në 4 milionë euro. Gjithashtu, flitet se muajin e kaluar Brad Pitt dhe bashkëshortja e tij Angelina Jolie i kanë vënë syrin ishullit të Gaias për ta shtuar në portofolin e tyre të pasurive të patundshme, e cila tashmë përfshin një kështjellë franceze. Greqia zotëron deri ne 6000 ishuj. Personalitete të tjerë te shoubizit që tashmë zotërojnë prona në Greqi janë producenti i njohur, Sean Connery si dhe çifti i aktorëve Tom Hanks dhe Rita Wilson. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.