Në qendrën e kryeqytetit punojnë veç pesë QMF në ditë festash, qytetarët me ankesa (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në qendrën e kryeqytetit punojnë veç pesë QMF në ditë festash, qytetarët me ankesa (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 09.05.2023 20:25

Për Ditën e Evropës dhe festa të tjera, që rastisin të jenë në ditët e punës, Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen e Muhaxherëve nuk punon, përpos shërbimit kronik.

Banorët e kësaj zone konsiderojnë që do të ishte mirë të kujdestarojë një ekip i mjekësisë familjare. Por, drejtuesi i shëndetësisë së kryeqytetit thotë se nevojat e këtyre banorëve dhe të tjerëve mbulohen me pesë qendra mjekësore të cilat ofrojnë shërbime në ditë festash.

“Gjatë festave punojnë pesë QMF, numri i pacientëve në të gjitha këto është 750, që i bie mesatarisht 20 mjekë dhe nuk ka nevojë për më shumë”,  tha Izet Sadiku, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.

Sadiku tha se është i vetëdijshëm që disa lagjeve edhe u zgjatet udhëtimi në të tilla raste.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.