Në protestën me moton “Kundër shtetit që i vret gratë” kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit Munishi NULL NULL 05.04.2023 11:26 05.04.2023 11:26 Organizata Joqeveritare “Qika” ka protestuar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ku u konstatua se Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit ia kanë shkelë Sebahate Morinës të drejtën në jetë. Nga aty, u kërkua dorëheqja e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore, Kujtim Munishi dhe vartësve të tij, për, siç thanë ata, mostrajtimin e duhur të këtij rasti. Kjo organizatë gjatë së martës kishte mbajtur aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës me thirrjen “Kundër shtetit që i vret gratë”, lidhur me këtë çështje./EO Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku: I vonshëm shkarkimi i udhëheqësisë së KEK-ut, përgjegjësi politike për mafinë energjetike 19/04/2023