Në Prizren sonte ballafaqohen Proton Cable me Pejën NULL NULL 10.11.2024 10:47 10.11.2024 10:47 Peja- Proton Cable Prizreni, fotoilustrim Sonte me fillim nga ora 19:00, në palestrën “Sezai Surroi” Proton Cable Prizren do të ballafaqohet me Pejën. Ndeshja luhet në kuadër të javës së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll. Përballja në fjalë është shumë e rëndësishme për të dyja palët, njofton Klankosova.tv Aktalisht prizrenasit i kanë dy fitore e gjashtë humbje, ndërsa pejanët tri fitore e pesë humbje. Kjo ndeshje transmetohet drejtpërdrejtë në platformën kryesore televizive në vend, Artmotion. Ndeshja Bora-Sigal Prishtina është shtyrë me kërkesë të Sigal Prishtinës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.