Lajmet e fundit

Në prag të shpalljes së aktgjykimit në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në lagjen "Emshir" të Prishtinës janë vendosur flamuj kombëtarë, të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë pjesë të kryeqytetit janë vendosur gjithashtu imazhe me fytyrat e ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa krahas tyre është shkruar mesazhi: “Emshiri ju pret”.
Dekorimi i lagjes vjen në një kohë kur vëmendja është përqendruar te proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dhe pritja për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së./Klankosova.tv

