Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Prishtinë shfaqen filma historikë në nderë të 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë

NULL NULL
30.10.2024 19:14

Në kinemanë ABC, këtu në Prishtinë po shfaqen dy filma, prodhime të Kinostudios ”Shqipëria e re”.

Këta filma janë historikë dhe janë krijuar si dedikim i 80 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, transmeton klankosova.tv.

Me fillim nga ora 18:00 filloi shfaqja e filmit ”Përrallë nga e kaluara”, i cili shtjellon tematikën e kulturës shqiptare, sfidat e grave në kohën e sistemit patriarkal.

I tëri është një komedi me tendenca ironie për kohën kur njerëzit nuk e kishin fatin e tyre në dorë.

E nga ora 20:00 do të transmetohet filmi ”Gjeneral Gramafoni”, i cili trajton temën e luftës dhe rezistencës së shqiptarëve gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin figura të njohura të politikës vendore, Liburn Aliu, ministër i mjedisit, planifikimit hapësinor dhe infrastrukturës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përfaqësues të ambasadave në Kosovë, si ambasadori italian Antonello De Riu dhe ambasadori turk, Sabri Tunç Angili.

Ndërkaq, të enjtën duke filluar nga ora 18:00 do të shfaqen edhe dy filma të tjerë, në Kinemanë ABC, ”Lulekuqet mbi mure” dhe ”Radiostacioni”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.