12:10, 12 Shtator 2019

Konferenca për siguri kibernetike “Hako për të mësuar,fituar dhe mbrojtur” po vazhdon të mbahet në Kolegjjn AAB në bashkëpunim me kompaninë FINDBUG.

Kjo konferencë mban dy aktivitete kryesore, konferencën me folësit krerë shtetëror, të ambasadave dhe profesionistë të kësaj fushe.

Ndërsa aktiviteti i dytë është “The day when hacking is legal” ku do të jenë 30 garues që për një interval prej 8 orësh do të zbulojnë mangësitë në sistemet kritike të kompanive dhe institucioneve.

Fituesit të kësaj gare i ndahen 3000 euro, pjesëmarrës ishte edhe ministri në largim i Inovacionit, Muzafer Shala i cili tha se janë të gatshëm të jenë partner në këtë fushë.

Ky është edicioni i 5-të me radhë i kësaj konference, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë