Në Prishtinë arrestohen katër të dyshuar për dhunë në familje NULL NULL 07.02.2025 09:01 07.02.2025 09:01 Në 24 orët e fundit në Prishtinë janë arrestuar katër burra të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Rastet e dhunës në familje i gjeni më poshtë: -Prishtinë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. -Prishtinë / Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. -Prishtinë / Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte tentuar ta sulmojë fizikisht viktimën femër kosovare. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar. -Prishtinë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj priti myftiun Naim Tërnava për iftar: Mirënjohjen për kontributin e Bashkësisë Islame 11/03/2025