Në prag të shpërndarjes së Kuvendit – takohen Isa Mustafa dhe Albin Kurti NULL NULL 13.08.2019 11:21 13.08.2019 11:21 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti janë parë sot duke pirë kafe së bashku. Akoma nuk dihet se për çka saktësisht kanë biseduar, por pa dyshim temë e diskutimit ka qenë shpërndarja e Kuvendit dhe bashkëpunimi i tyre opozitarë për zgjedhjet që pritet të mbahen. Ka qenë Albin Kurti ai i cili publikisht e ka ftuar LDK-në të garojnë në një listë zgjedhore, por Isa Mustafa akoma s’ka thënë rreth kësaj çështjeje, njofton Klan Kosova. Ndryshe ka kohë që LDK dhe Vetëvendosje janë më të afërt, madje kohën e fundit ata shpesh janë parë së bashku në takime. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 16 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 56 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë