Në plane një film i animuar i Gorillaz NULL NULL 27.10.2020 15:12 27.10.2020 15:12 Bendi Gorillaz pritet ta publikojë një film të ri të animuar, sipas liderit të këtij bendi, Damon Albarn. Në projektin e filmit tashmë është duke u punuar, ndërkaq ai pritet të përfundohet kur bendi ta bëjë edicionin e ri të serive “Song Machine”. “Ne pritet që ta bëjmë një film përderisa jemi duke e bërë sezonin e dytë [të Song Machine] ka thënë Albarn për Neë Arrivals. “I kemi nënshkruar kontratat, kemi filluar skenarët e kështu me radhë. Ta bëjmë një film të animuar që është disi abstrakt është njëfarë rreziku goxha i madh për një studio filmike sepse janë të kushtueshëm”, ka vijuar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 17 orë më parë