Në Pejë kujtohet 30-vjetori i hyrjes në Kosovë të Saliut, Ademit e Zahirit me shokë NULL NULL 02.12.2021 13:47 02.12.2021 13:47 Në teatrin “Istref Begolli” të Pejës është duke u mbajtur një manifestim në nder të 30-vjetorit të hyrjes nga Shqipëria në Kosovë të grupit të armatosur, të drejtuar nga Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pagaziti, Ahmet Hoxha e Ilaz Kodra. Kjo ceremoni është duke u mbajtur nën përkujdesjen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, derisa në Broliq do të zbulohet edhe pllaka memoriale e heroit Sali Çekaj. Hyrja në Kosovë ndodhi në dhjetor të vitit 1991, pas stërvitjeve ushtarake që iu bënë në Shqipëri të rinjve nga Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 22 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 28 minuta më parë