Në orën 15:00 jepet lajmi për liberalizimin e vizave NULL NULL 18.12.2015 14:18 18.12.2015 14:18 Komisioneri i Bashkimit Europian për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Qytetari, Dimitris Avramopolos, do të mbajë një konferencë për media në Prishtinë me fillim nga ora 15:00, njofton Klan Kosova. Avramopolos do të flasë për publikimin e raportit të tretë të progresit për Kosovën, në përmbushjen e detyrave dhe kërkesave për liberalizimin e vizave. Në konferencë do të jetë pjesëmarrës dhe kreu i zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.