Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në ora 14:00 mblidhet KQZ për certifikimin e kandidatëve me probleme ligjore

NULL NULL
22.01.2021 11:01

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në orën 14:00 do të mblidhet për të certifikuar 47 kandidatët që u vlerësuan se kanë probleme me ligjin.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“Sot në orën 14:00 do të mbahet mbledhja e KQZ-së. Në rend të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Zyrës për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre”.

Ndër 47 kandidatët për deputet u raportua se është edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili edhe i prin listës së kësaj partie.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.