23:30, 4 Prill 2020

Shteti i New York ka regjistruar 630 vdekje të reja me koronavirus, një tjetër rekord ditor që çon numrin e përgjithshëm në 3.565.

Shumica e vdekjeve kanë qenë në New York City. Shteti tani ka pothuajse po aq raste – mbi 113,000 – sa e gjithë Italia, njofton Klan Kosova.

Guvernatori Andrew Cuomo tha që infektimet mund të arrijnë kulmin midis katër dhe 14 ditësh.

Një pjesë e imja do të donte që të jemi në kulmin e rasteve dhe thjesht ta bëjmë punën. Por, një pjesë tjetër më thotë se është më mirë që nuk jemi në kulmin e rasteve sepse nuk jemi akoma të gatshëm”, tha ai.

Cuomo tha që shteti po vazhdon të kërkojë për më shumë ventilatorë. Ai falënderoi Kinën që dërgoi 1.000 ventilatorë, të cilët do të mbërrinin të shtunën.

Konkurs Pune

Lexo më shumë