Në mungesë të transportit, nxënësit e paraleles në Budakovë paralajmërojnë bojkotim të mësimit (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 10.03.2023 20:10 nga Qendresa Bellagoshi 10.03.2023 20:10 Një grup nxënësish të paraleles së ndarë të shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Budakovë të Suharekës kanë paralajmëruar se nga e hëna do e bojkotojnë mësimin. Kjo për shkak se janë të pakënaqur me mosplotësimin e kërkesave për sigurim të transportit nga lagjet e tyre të largëta me shkollën, njofton Klan Kosova. Fëmijët e prindërit e tyre, ankohen se në rrugë ka rrezik nga automjetet dhe nga kafshët, derisa nuk ka as trotuar. Nga komuna thonë se procedura për t’u bërë zgjidhje ka nisur, por që kanë dalë probleme meqë vetëm një kompani ka qenë ofertuese, dhe e njëjta ka pasur çmim më të lartë sesa parashikimet e komunës. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri (AAK): Diagnoza e politikës së jashtme të Kosovës sot është e thjesht, tre vjet asnjë njohje 4 orë më parë
Kosova Kosova kërkon personat e pagjetur edhe në Bosnje dhe Kroaci, Serbia nuk bashkëpunon 5 orë më parë