Në mungesë të Majlindës, Akil Gjakova bartës i flamurit në ceremoninë hapëse në Minsk NULL NULL 19.06.2019 20:16 19.06.2019 20:16 Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se xhudisti Akil Gjakova është sportisti që do ta bartë flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Evropiane.Lojërat e Dyta Evropiane në Minsk, nisin me ceremoninë që do të mbahet të premten më 21 qershor. KOK-u ka njoftuar se Akil Gjakova do ta bartë flamurin e Kosovës në stadiumin e Minskut, në ceremoninë e cila në kohën tonë lokale nis me fillim prej orës 21:00. Ky vendim, sipas Komitetit Olimpik, u mor pasi pasi tri xhudistet tjera, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, do të mungojnë në ceremoni shkaku i shortit që hedhet të premten mbrëma dhe garave që i zhvillojnë të shtunën në mëngjes. Majlinda Kelmendi e kishte bartur flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave të para Evropiane, që u mbajtën në Baku të Azerbajxhanit në qershorin e vitit 2015. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë