12:58, 21 Nëntor 2019

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” ka organizuar për herë të parë Panairin për Punë dhe Karrierë.

Panairi është mbështetur nga Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Qëllimi i këtij panairi është që studentëve të këtij universiteti të ju mundësohet kryerja e praktikës në ndërmarrjet që po marrin pjesë në organizim.

Krahas kësaj studentët të cilët tregohen të mirë do t’u mundësohet punësimi.

Drejtuesit e UM “Isa Boletini” u shprehen të kënaqur me organizimin dhe lehtësimin e punësimit për studentët.

Edhe studentët e vlerësuan panairin duke thënë se nga tani do të kenë mundësi të përfitojnë dije nëpërmjet praktikës dhe punësimin më të lehtë.

GIZ planifikon që këtë aktivitet ta mbështesë edhe viteve të tjera.

Konkurs Pune

Lexo më shumë