Në Maqedoninë e Veriut më shumë para harxhohen për alkool, prostitucion dhe drogë sesa për ilaçe dhe libra NULL NULL 15.02.2019 14:53 15.02.2019 14:53 Qytetarët e Maqedonisë së Veriut më shumë harxhojnë në alkool, prostitucion dhe drogë se sa në ilaçe dhe libra, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, njofton Meta, transmeton Portalb.mk. Në periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2016, harxhimet për prostitucion nga amvisëritë janë rritur nga 53 milionë në 69 milionë euro, për drogë nga 32 në 39 milionë euro, ndërkaq për alkool nga 126 në 142 milionë euro. Harxhimet për ilaçe dhe aparate ndihmëse (proteza, karroca invalidore) në vitin 2014-të kanë arritur në 36 milionë euro, ndërkaq dy vite më vonë kanë qenë 41 milionë euro. Harxhimet për libra, revista dhe gazeta në këtë periudhë trevjeçare kanë ngelur të çimentuara në 11 milionë euro. Të dhënat e këtilla tregojnë se prostitucioni dhe shitja e drogës gjenerojnë profite nga miliona euro për strukturat e caktuara kriminale, ndërkaq shteti për atë nuk sheh asnjë denarë pasi që bëhet fjalë për biznes ilegal, i cili nuk ka tatime. Atë e konfirmojnë edhe buletinet ditore të MPB-së në të cilat thuajse çdo ditë ka informata për arrestimin e konsumuesve ose shpërndarësve të drogave, por edhe pronarëve të shtëpive publike të cilat janë të maskuara nën objektet për hotelieri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti mori pjesë në ekspoziten e botimeve të huaja për Kosovën - “Kosova në gjuhët e botës” 7 minuta më parë
Kosova GJKKO u sekuestron pasuria një shtetasi nga Kosova e tjetrit nga Shqipëria, hetohen për trafikim droge 8 minuta më parë