Në Luftën e Dytë Botërore e okupuar nga gjermanët, kjo është historia e ndërtesës së Gjykatës Speciale (VIDEO) NULL NULL 02.03.2023 21:10 02.03.2023 21:10 Klan Kosova është mediumi i parë nga Kosova që ka arritur të ketë qasje në hapësirat e Dhomave të Specializuara. Nga atje përveç pamjeve, është arritur që të merret edhe një histori duke nisur nga objekti ku ndodhet ky institucion drejtësie. E këtë e ka treguar Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep. “Është një ndërtesë shumë e vjetër, ka shumë histori, në fillim ka qenë shkollë për djem, gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjermanët e kanë okupuar këtë ndërtesë. Jashtë se ka një bunker të madh të rrumbullakët, që është bunker i ndërtuar nga gjermanët dhe kjo ndërtesë është bërë pjesë e strategjisë gjermane të Murit Atlantik”, është shprehur Griep. “Pas luftës, autoritetet holandeze e kanë marrë nën kontroll këtë ndërtesë, mendoj se ka pasur policë dhe disa autoritete të tjera holandeze dhe pastaj Europoli është vendosur në këtë ndërtesë”. Europol në këtë ndërtesë ka treguar ajo se ka operuar deri në vitet 2008-2009 pasi që më pastaj nevojat e tyre kanë qenë për hapësira më të mëdha. “Kjo ndërtesë u bë e vogël për ta dhe pastaj për një periudhë shumë të shkurtë lëshohej me qira për artistë, aktorë, valltarë, të cilët ishin të gatshëm ta merrnin me qira këtë ndërtesë dhe hapësirat në këtë ndërtesë për periudha të shkurta, për më pak para, por kishin njoftime të shkurta sepse pastaj filluan renovimet për ta shndërruar këtë ndërtesë në atë që është tash, ndërtesë për gjykatë, e cila i ka të gjitha pajisjet teknike për transmetim të seancave në tri gjuhë, që të ketë mundësi të ofrojë konferenca për shtyp në tri gjuhët e kësaj gjykate dhe të ketë një sallë gjyqi moderne, të cilën do ta shohim nga galeria publike”, ka shtuar Griep. Rrini të informuar duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Gjykimi Special Sot vazhdon konferenca përgatitore për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin 2 months
Gjykimi Special Ideatorët e “Liria Ka Emër” ftojnë të gjithë qytetarët në “Marshin për Drejtësi” 19 orë më parë