13:40, 12 Prill 2019

Në Lubizhdë të Hasit është vënë gurthemeli i Kullës Muze -“Kulla e Qëndresës”, njofton Klan Kosova.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në këtë ceremoni.

Haradinaj gjatë fjalimit të tij tha se në nderim të martirëve dhe heronjve në Lubizhdë të Hasit, kujtojnë me pietet sakrificën e tyre madhore për këtë tokë.

“Liria e atdheut, në themelet e saj ka të gdhendur emrat e dëshmorëve, nga tani të dekoruar “Heronjë të Kosovës” nga Presidenti i vendit”.

“Kulla Muze – “Kulla e Qëndresës”, të cilës i kemi vënë sot gurthemelin, është shenjë dhe dëshmi se Hasi është përgjakur prej armiqve shumë herë në histori”.

“ Në gjithë historinë e shqiptarëve, që nga Lidhja e Prizrenit e deri të UÇK, Hasi e ka dhënë pjesën e vet të kontributit për liri”, tha Haradinaj.

Konkurs Pune

Lexo më shumë