Në Lisbonë organizohet mbrëmje festive për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës NULL NULL 25.02.2023 15:20 25.02.2023 15:20 Për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë, Ambasada e Kosovës në Lisbonë ka organizuar mbrëmje festive me të ftuar të shumtë të korit diplomatik si ambasadorë e diplomatë, personalitete të institucioneve të ndryshme qeveritare portugeze, bashkëkombës, komunitet biznesor, kulturor e medial. Ambasadori i Republikës së Kosovës në Portugali Ylber Kryeziu ka thënë para të pranishmëve se festa është e përbashkët. “Miqtë ndërkombëtarë ishin aty, për ne, në orën tonë më të errët, dhe për këtë, ne do të jemi përgjithmonë mirënjohës”, ka thënë Kryeziu. Ndërkaq ka shtuar se pavarësia e Kosovës ka sjellë paqen dhe stabilitetin rajonal, duke iu përmbajtur standardeve të larta të mbrojtjes së pakicave dhe duke krijuar kapacitetin e shtetësisë për të qenë anëtar i plotë dhe i barabartë i bashkësisë ndërkombëtare. Gjithashtu Kryeziu falënderoi Portugalinë për përkrahjen e parezervë në procesin e aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe në Bashkim Evropian. Jemi këtu, tha ai, edhe në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për gjithë kontributin e dhënë. “Ne i gëzohemi faktit që Kosova dhe Portugalia kanë ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme dhe miqësore, dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve po formësohen konkretisht dhe efektivisht”, ka shtuar ai. Kjo mbrëmje u madhështua me tinguj muzikorë nga vepra botërore dhe perla kosovare nën perfomancën e sopranos Marigona Qerkezi dhe pianistes Mrika Sefa. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dërguti: KQZ-ja s'e ka vërejtur se faqja e tyre është sulmuar dy ditë para zgjedhjeve 14 orë më parë