Në librin e sociologjisë arsyetohet mbetja e gruas vetëm amvise, thirret komisioni - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në librin e sociologjisë arsyetohet mbetja e gruas vetëm amvise, thirret komisioni

NULL NULL
10/08/2022

Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se është formuar Komisioni për të bërë propozimin për tërheqjen nga përdorimi i një teksti shkollor i lëndës së Sociologjisë për vitin e dytë në arsimin e mesëm që tentohej të arsyetohej nevoja që gratë të jenë amvise.

Ky komision ka afat ligjor prej 10 ditësh që t’ia dorëzojë propozimin Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ku formimi i komisionit pason komentet e opinionit publik, veçanërisht nga fusha e ekspertëve.

“Procesi gjithëpërfshirës për përmirësimin e cilësisë së përmbajtjes arsimore dhe për eliminimin e diskriminimit dhe stereotipeve është më efektivi dhe për këtë arsye Ministria e Arsimit dhe Kulturës lejon që publiku të përfshihet në procesin e heqjes së gabimeve të natyrës së ndryshme dhe përmbajtjeve të papërshtatshme në tekstet shkollore”, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës, shkruan meta.mk, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në njoftimin Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës thuhet se në Maqedoni të Veriut po zhvillohet një procedurë për prokurimin e teksteve shkollore për të gjitha lëndët, nga klasa e parë deri në të pestën, për të cilat, sipas tyre, janë përgatitur planprograme të reja në përputhje me planin për reformimin e arsimit shkollor.

Ndryshe, bëhet fjalë për një tekst shkollor në të cilin në njërën nga mësimet shkruhet: “Nëse gruaja mbyllet në shtëpi dhe nuk ka asnjë rol publik, ajo nuk ka mundësi të bëjë krime”. Në këtë mënyrë, gruaja mbrohet nga shumë komunikime, përgjegjësi, angazhime, gara, konflikte dhe drejtohet të kujdeset për familjen, e në këtë mënyrë është më pak e ekspozuar ndaj ndikimit të faktorëve kriminogjenë”.