Në Leposaviq organizohet forumi i bizneseve me 100 pjesmarrës - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Leposaviq organizohet forumi i bizneseve me 100 pjesmarrës

NULL NULL
08/09/2018

Vizita e Aleksandër Vuçiqit në Kosovë ka bërë që në sallën e sporteve në Leposaviq të organizohet një forum biznesi ku do të marrin pjesë më shumë se 100 biznesmenë nga Serbia qendrore dhe Kosova.

E ashtuquajtura Zyra e Kosovës në qeverinë e Serbisë ka organizuar këtë forum ku do të marrin pjesë kompanitë më të mëdha të Serbisë qendrore dhe ato kosovare, njofton Klan Kosova.

Në këtë organizim po marrin pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i Serbisë, Branislav Nedimoviq, kryetari i Dhomës Serbe të Tregtisë, Marko Çadezh, zëvendëskryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtiq dhe ministri i Kosovës për Bujqësi, Nenad Rikollo.

Presidenti Vuçiq do të prononcohet në këtë forum nga ora 18:10.

klankosova.tv