Në lajmet e RTK-së hyn një person duke mbajtur në duar parullën “Radio Televizioni i Kurtit” (VIDEO) NULL NULL 01.02.2023 19:58 01.02.2023 19:58 Një person ka hyrë në studion qendrore të lajmeve në Radio Televizionin e Kosovës ku në dorë mbante një shkrim në të cilin thuhej “Radio Televizioni i Kurtit”. Ngjarja ka ndodhur më të nisur lajmet qendrore në RTK, ndërsa moderatorja reagoi duke kërkuar falje për skenat e ndodhura. Ajo tha se në mënyrë të padijshme nga ana e stafit dhe redaksisë brenda RTK-së, persona të panjohur hynë dhe shfaqen atë parullë. Ky aksion u bë nga Partia Socialdemokrate, konkretisht nga anëtari i saj, Nol Nushi. Ai përmes një video tjetër të publikuar, i drejtohet moderatores se “kjo s’ka të bëjë kurrgjë me ju, po më vjen keq që qëlluat ju”, është shprehur ai. Tutje, Nushi tha se “më e pandershme mund të jetë kapja e operatorit të vetëm publik televiziv”. “Lajmet e televizionit publik tash e tutje janë lajmet e partisë. Redaksia tash është Qeveria. Policia nuk është më veç në rrugë. Ajo vjen përmes filtrave të censurës. Garanton Rilind Gërvalla, drejtor i televizionit, i deleguar nga Partia-Shtet”, shkroi më pas Nushi në llogarinë e tij në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.