Në Kuvend shqyrtohet rishikimi i buxhetit

Në Kuvend shqyrtohet rishikimi i buxhetit

NULL NULL
5 muaj më parë

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë vazhdimin e seancës plenare të ditës së djeshme, njofton Klan Kosova.

Seanca e parë do të fillojë nga ora 11:00, ndërsa seanca e dytë nga ora 16:00.

Pikat e rendit të ditës të seancës së parë janë:

5. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, (KOSTT),
6. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë,
7. Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit-(ARRU) për vitin 2019,
8. Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e Pandemisë së Virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për miratimin e buxhetit,
9. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
10. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Ndërsa rendi i ditës së seancës së dytë është ky:

1.      Raportim i Kryeministrit dhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19