Lajmet e fundit
Mbrëmja e 2 shtatorit rezultoi fatale për ish-banorin e BBVK-së, Laurent Krasniqin.
29-vjeçari i njohur për pozitivitetin, kreativitetin dhe humorin e tij, humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor, transmeton Klankosova.tv.
Përmes emisionit “Kosova Today”, Klan Kosova prezantoi një klip kushtuar momenteve më të bukura të Laurentit gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova.
I ndjeri do të varroset sot në ora 17:00 në Llukar të Prishtinës.