Në Kroaci bie inflacioni për mbi 1 për qind NULL NULL 03.03.2023 22:00 03.03.2023 22:00 Norma vjetore e inflacionit në Kroaci, e matur me indeksin e çmimeve të konsumit, ra në 11.9 për qind në shkurt, pasi arriti në 12.7 për qind një muaj më parë. Sipas Byrosë Shtetërore të Statistikave, norma vjetore e inflacionit u ul për të tretin muaj radhazi, pasi në nëntor të vitit të kaluar arriti në 13.5 për qind rekord. Sipas vlerësimeve, norma vjetore e inflacionit për ushqimet, pijet dhe duhanin ranë në 15 për qind, për energjinë në 13.4 për qind, për produktet industriale joushqimore 10.3 për qind dhe për shërbimet e tjera 8.9 për qind. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Ekonomi Murati: E kemi llogaritur mirë vlerën e koeficientit, nuk ka hamendësime as paushallitet 01/02/2023