Lajmet e fundit

Një shëtitje me të atin përfundoi tragjikisht për një 3 vjeçar në Kayseri të Turqisë.
Vogëlushi vdiq pasi u godit nga gurët që ranë nga një zonë shkëmbore.
Ngjarja e rëndë ndodhi teksa Kaan Şen kishte dalë për të shëtitur së bashku me babain e tij. Gjatë rrugës, trevjeçari u lodh dhe babai e mori në krahë për të vazhduar ecjen, shkruan CNN turk transmeton Klankosova.tv.
Në atë moment, nga pjesa shkëmbore pranë tyre u shkëputën disa gurë, të cilët ranë mbi babanë dhe fëmijën. Një prej tyre goditi Kaanin në kokë, duke e plagosur rëndë.
Ekipet mjekësore mbërritën në vendngjarje dhe i dhanë ndihmën e parë 3-vjeçarit, i cili më pas u transportua me urgjencë në spital. Pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve, gjendja e tij ishte tepër e rëndë dhe ai ndërroi jetë në spital, transmeton Klankosova.tv.
Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe ekipet e policisë, të cilat kryen hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik.