Në Kosovë sot nis ceremonia e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 2023” NULL NULL 21.05.2023 08:03 21.05.2023 08:03 Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, nga sot deri më 2 qershor. Ceremonia zyrtare do të nisë në orën 11:30 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari. Ky ushtrim udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe synim ka rritjen e bashkëpunimit në mes të partnerëve si dhe gatishmërinë operacionale të NATO-s dhe partnerëve për të reaguar në rast kërcënimi ndaj Evropës. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.