Në Kosovë janë 873 barnatore, kryetari i Odës së Farmacistëve: Dukshëm më shumë se mesatarja evropiane NULL NULL 29.03.2023 11:50 29.03.2023 11:50 Hapja e barnatoreve duket se është gogja “biznes” i leverdishëm në Kosovë. Fakti se në vendin tonë janë 873 barnatore, të konfirmuara për vitin 2022, tregon mjaftueshëm numrin e lartë të tyre që operojnë në Kosovë. Kryetari i Odës së Farmacistëve në Kosovë, Arianit Jakupi, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se kjo shifër është dukshëm më e lartë se mesatarja e barnatoreve në Evropë (shih figurën e Odës). Jakupi në Sytë 7, tha se janë të interesuar që të punojnë në rregullimin e licencimit të barnatoreve, dhe në reduktimin e numrit të tyre. Pasi, sipas tij, edhe ashtu nuk po kanë farmacistë mjaftueshëm për të gjitha këto barnatore. Sipas Odës, në vitin 1951 në Kosovë ishin 20 barnatore. Ndërsa, vetëm në vitet e fundit janë shtuar dukshëm. Në vitin 2011 ishin rreth 450, ndërsa më 2021, ishin 825 dhe në vitin 873 ishin 873 barnatore. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months