Në Kosovë janë 1 mijë e 754 raste aktive me COVID-19

Në Kosovë janë 1 mijë e 754 raste aktive me COVID-19

NULL NULL
1 muaj më parë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se aktualisht ndodhen edhe 1 mijë e 754 raste aktive me COVID-19.

Ndërsa numri total i rasteve pozitive me COVID-19, që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën rastet e para të të infektuarve ka shkuar në 15 mijë e 270, njofton Klan Kosova.

Sipas këtij instituti, 12 mijë e 900 persona arritën që ta mposhtin virusin korona. Mirëpo janë edhe 616 të tjerë të cilët kanë vdekur për shkak të infektimit me COVID-19.

Kujtojmë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 62 raste të reja me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 528 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 62 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”.

“Numri total i rasteve pozitive është 15.270 raste nga 63.638 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes”.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.900 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.754”.

85 TË SHËRUAR DHE 62 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK…

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Mercredi 23 septembre 2020

klankosova.tv