Në korrik mbahet festivali "Imuniteti i Tufës"

Në korrik mbahet festivali “Imuniteti i Tufës”

NULL NULL
7 muaj më parë

Një event i quajtur “Herd Immunity Fest” (Festivali i Imunitetit të Tufës) pritet që të mbahet muajin e ardhshëm duke sfiduar kështu ekspertët kryesorë mjekësorë.

Pavarësisht që koronavirusi ka çuar në anulimin e shumë ngjarjeve në botë, ky festival treditor do të mbahet në datat 16 korrik- 18 korrik në Ringle të Wisconsin-it (SHBA).

Static-X, Nonpoint, Dope, Bobaflex dhe Royal Bliss dhe disa bende të tjera pritet që të luajnë. Ky do të jetë festivali i parë rok me grupe të famshme që do të mbahet që kur ka filluar pandemia.

Akte të tjera që do të luajnë po ashtu janë edhe Blacktop Mojo, Flaw, Kaleido, Saul, Versus Me.