Në korrik del në shitje Boxster Spyder nga Porsche (Foto/Video) NULL NULL 02.04.2015 10:35 02.04.2015 10:35 Pas prezantimit të modelit Boxster GTS në vitin e kaluar, Porsche ka paralajmëruar edhe një tjetër version, një Boxster Spyder të ri, i cili premierën botërore do ta mbajë në panairin e ardhshëm të veturave në New York. Siç thuhet në deklaratë, kjo veturë tani posedon elemente ‘styling’ që na kujton disa nga veturat legjendare sportive dhe garuese të kësaj marke gjermane. Boxter i ri me dy ulëse, ndër të tjera, posedon çatinë më të butë dhe më ndryshe, amortizatorët sportiv të modifikuar (vetura është më e ulët për 20 mm), frenat e huazuara nga modeli 911 Carrera, ulëset sportive me logon “Spyder” tek mbështetësit e kokës, timonin e ri me diametër prej 360 mm, sistemin PCM (Porsche Communication Management) etj. Sa i përket motorit, Boxteri i ri posedon motorin 3.8 litër gjashtëcilindërsh me kapacitet prej 375 kuaj fuqi, i kombinuar me marshin manual. Ky Boxter me këtë motor që posedon është e mjaftueshme që shpejtësinë prej 0 deri në 100 km/h ta arrijë për 4.5 sekonda, ndërsa, sipas të dhënave nga fabrika, shpejtësinë maksimale e arrin deri në 290 km/h dhe shpenzon karburant mesatarisht 9.9-litër në 100 km. Boxster Spyder i ri zyrtarisht do të dalë në treg në korrik të këtij viti, ndërsa në Gjermani do të ketë çmimin prej 79.945 euro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete Anija kozmike e Kinës synon të sjellë mostra 'novatore' nga asteroidi pranë Marsit 2 weeks