Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Korenë e Jugut dyfishohen rastet me koronavirus

NULL NULL
22.02.2020 17:18

Koreja e Jugut thotë se numri i rasteve të reja të koronavirusit në vend është dyfishuar për vetëm një ditë.

Zyrtarët thanë të shtunën se 229 raste të reja ishin konfirmuar që nga e premtja, duke e rritur totalin në 433, njofton Klan Kosova.

Në një fjalim televiziv, Kryeministri Chung Sye-kyun e përshkroi situatën si “të rëndë”.

Shumë prej rasteve të reja ishin të lidhura me një spital dhe një grup religjioz afër qytetit, Daegu, kanë thënë autoritetet.

Dy të prekur në Korenë e Jugut kanë vdekur deri më tani dhe ka frikë se numri do të rritet. Daegu dhe Cheongdo aty pranë – ku ndodhet spitali – janë shpallur “zona të kujdesit special” dhe rrugët e Daegu thuhet se janë braktisur.

Koreja e Jugut tani ka raportuar numrin më të madh të të infektuarëve të konfirmuara pas Kinës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.