Në komision kalojnë tri projektligje për MKRS-në NULL NULL 09.11.2018 12:14 09.11.2018 12:14 Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, mbajti sot mbledhjen e radhës ku në rend dite pati shqyrtimin e tre projektligjeve të cilat edhe u miratuan nga anëtarët e këtij komisioni. Me shumicë votash propozimi i cili ishte sjell nga Qeveria, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sport i ndryshuar dhe plotësuar kaloi me 4 vota për, 2 kundër dhe një abstenim. Anëtaret e këtij komisioni kanë votuar edhe për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për sponzorizimin në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. Ky projektligj kaloi pa asnjë ankesë, me 6 vota pro. Komisioni ka votuar edhe për projektligjin , i cili ka për qëllim parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive të ndryshme në ngjarjet sportive. Për këtë projektligj pati 4 vota për, 2 kundër dhe 1 abstenim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024