9:58, 9 Korrik 2020

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Shtetit në Shqipëri.

Ai është një 37 vjeçar i dënuar në fushën e narkotikëve dhe arrestimi provizor i tij, u bë me qëllim ekstradimin në shtetin kroat.

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, falë bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me shërbimet e Policisë Kufitare u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

L. R., 37 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, bazuar në vendimin e Gjykatës së Zagrebit, e cila në vitin 2009 e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale “Abuzimi me drogat narkotike”, sipas Kodit Penal të Kroacisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kroacisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957”, njofton policia, raporton Tch.

Konkurs Pune

Lexo më shumë