Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Kardiokirurgji të QKUK-së kryhen dy operacione të rënda

NULL NULL
16.03.2018 10:19

Ekipi mjekësor i Shërbimit të Kardiokirurgjisë i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për herë të parë ka kryer dy operacione që më parë nuk ishin kryer në këtë institucion shëndetëspr.

Bëhet fjalë për operimin e një paciente me probleme të lindura të zemrës, njëkohësisht është bërë edhe bypas, i njohur si  operimi (ASD+CABG ), te pacientja A.V. e lindur në vitin 1979 në  Suharekë.

Ekipi mjekësor përbëhej nga   Adem Grbolar, Arber Kutllovci, Shpejtim Shurdhiqi dhe  Ramë Alaj, të ndihmuar nga anesteziologët Dr. Shkelzen Muriqi, Dr. Doruntina Bunjaku. Ekipi mjekësor u mbështetë nga infermierët e anestezionit, instrumentaret dhe  perfuzionistët e Kardiokirurgjisë.

Ndërsa në rastin tjetër, është bërë  operimi urgjent i pacientit me infarkt akut masiv të zemrës,  tek pacienti 50 vjeçar, pasi që nuk ishte i mundur rekanalizimi (hapja enës të mbyllur) me metoda të kardiologjisë invazive. Pacienti që përjetoi arrest kardiak (vdekje klinike), transferohet në sallë të kardiokirurgjisë ku realizohet CABG (bypass).

Operimi është realizuar në mesnatën e  10 marsit nga ekipi operatorë i përbërë nga  Rifat Brahimaj, AssArbër Kutllovci, Shpejtim Shurdhiqi dheEndrit Shala. Ekipi i Anestezionit, në përbërje nga Dafina Matoshi, Doruntina Bunjaku dhe Suzana Vllasaliu, poashtu të mbështëtur edhe nga ekipi i profesionistëve; Bernard Berisha, Genc Tasholli, Teuta Bajramaj,  instrumentare, Trina Mustafa, transmeton Klan Kosova.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.