Në Kamenicë u mbajtën garat e badmintonit në kategorinë e vajzave NULL NULL 3 years më parë 3 years më parë Sot në Kamenicë u zhvilluan garat kampionale në badminton në kategorinë e vajzave – çiftet. Në një atmosferë të veçantë sportive, badmintonistet kosovare i prezantuan shkathtësitë e tyre në nivelet U-13, U-15 dhe U-17, njofton Klan Kosova. Jeton Nebiu, Kryetari i Federatës së Badmintonit, e falënderoi Komunën e Kamenicës për nikoqirllëkun dhe premtoi dinamizim të mëtutjeshëm të garave në këtë sport olimpik. Këto janë rezultatet. U-13 Vendi i parë 1. Fiona Morina 2. Rona Basha KB-Arbëria Vendi i dytë 1. Valencia Dedaj 2. Amanda Muqkurtaj KB-Dardania Vendi i tretë 1. Elona Malaj 2. Adea Jashari KB-Ulpiana U-15 Vendi i parë 1. Lurinada Morina 2. Arianita Morina KB-Arbëria Vendi i dytë 1. Alkana Morina 2. Sumej Morina Vendi i tretë 1. Era Azemi 2. Erblira Bajrami KB-Ulpiana U-17 Vendi i parë 1. Arbnora Basha 2. Elona Qehaja KB-Arbëria Vendi i dytë 1. Elda Morina 2. Eliza Morina KB-Arbëria Vendi i tretë 1. Olsa Zymberi 2. Anita Veseli KB-Don Bosko
Lifestyle Përfitimet shëndetësore të pirjes së ujit me nenexhik në të gjitha stinët 03.07.2022 10: 33