Në Kaçanik u mbajtën zgjedhjet e Rinisë Demokratike të Kosovës, kryetar u zgjodh Kushtrim Dema NULL NULL 17.12.2022 18:06 17.12.2022 18:06 Në Kaçanik janë mbajtur sot zgjedhjet e para të Rinisë Demokratike të Kosovës, që është në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook. “Sot, në Kaçanik, shënuam një moment të rëndësishëm në jetën tonë partiake – fillimin e zgjedhjeve në Rininë Demokratike të Kosovës. E nisëm me Kaçanikun, jo sepse është në kufi të hartës së Kosovës, por sepse është në fillim të një rruge që do shtrihet gjithandej vendit. Nga këtu, po e nisim një frymë zërash të të rinjve e të rejave, që do të shpërndahet në çdo lagje, fshat e qytet”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. Kushtrim Dema, u zgjodh kryetar i RDK-së në Kaçanik. “Zëri i Kushtrimit, bashkë me të shokëve dhe shoqeve të tij do të dëgjohet. Jo vetëm brenda PDK-së, por gjithandej nëpër Kosovë”, ka shtuar Krasniqi. Ai tha se me aktivistët e rinj, Kosovën do ta kthejnë në vend të ëndrrave të tyre, ku zëri i të rinjve nuk do heshtë kurrë. “Të rinjtë kanë zë e zëri i tyre e ka një adresë, Partinë Demokratike të Kosovës”, ka përfunduar ai.